Një socialist në bashkinë blu! Rakip Suli zbulon shkeljet e Xhelal Mziut: Do jem shërbëtor i banorëve të Kamzës /INTERVISTA

16 Gusht, 20:57 | Përditesimi i fundit: 2019-08-16 20:58:06

TIRANE - Pas 12 vitesh si bastion i së djathtës, Bashkia Kamëz është në drejtimin e një socialisti. Rakip Suli, prej një jave ka nisur punën si kryebashkiak, e duket se fokusi i tij kryesor është rregullimi i gabimeve të paraardhësit të tij. Në një intervistë për Report tv, Suli tregon sfidat me të cilat po e përball drejtimi i Bashkisë Kamëz, administratën, akuzat ndaj tij, por edhe objektivat për këtë bashki. 

Në listën e zezë të Bashës, mbi akuzat ndaj kryebashkiakëve socialiste është dhe Rakip Suli. Për të, akuzat ndaj tij vijnë si rezultat i frikës që ka opozita nga reforma në drejtësi. Ndërsa për çështjen e Valdin Pjetrit, Rakip Suli ka të njëjtën bindje si kryeministri Rama, se e gjitha kjo është përgjegjësi individuale.

Teksa na tregon mbi zyrën blu ku prej 1 jave është zyra e tij, Suli thotë se ndryshe nga paraardhësi i tij që mbante fotografinë e Sali Berishës, mjaftohet vetëm me foton e Ismail Qemalit. Ndërsa karrigia e famshme, që Suli nuk pranoi të ulet, vazhdon të qëndrojë në po të njëjtën zyrë, vetëm se jo në tavolinën e kryetarit.

Kategori të tjera