‘Një tjetër tallje e bufit me kënetën...!’ Rama ironizon Berishën për lajmin se do udhëtonte në SHBA: Trushpëlarje shembullore dhe se po e tha bufi, fluturon edhe gomari! Këneta sheh ëndrra madhështore

8 Maj, 11:38

Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme (8 maj) në lidhje me një lajm të publikuar në media se “Berisha mund të udhëtonte në SHBA”.

Me nënshkrimin “Një tjetër tallje!” dhe një video-postim me gafat dhe lëmshet e Berishës gjatë konferencave dhe fushatave, kryeministri shoqëron publikimin e tij të radhës në rrjetin social Facebook.

“Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…”.