Njëri djalë i erdhi pa kokë nga Turqia, tjetri u vra dhe u hodh lakuriq, borxhi vijon t'i përndjekë prej 11 vitesh, ngujohet familja: Jemi në terror

19 Shtator 2019, 21:49

Nora Diamanti dhe Mikael Hoxha rrëfejnë historinë e përndjekjes për një borxh prej 7 mijë euro, që la vëllai Albert Hoxha pasi u ekzekutua në Greqi, ndërsa trupi i djalit tjetër të burrit nga martesa e parë erdhi i coptuar, pa kokë nga Turqia si pasojë e një aksidenti.

"Dua te them që kanë ndodhur ca probleme me atë byrazerin që ma kanë vrarë. Kërkojnë tani…nuk e di cfarë ka bërë më përpara dhe na kërkojnë lekë ne. Nuk e di cfarë ka marrë borxh, cfarë ka bërë. Ai i mori të tëra me vete, si i thonë fjalës. Ata po më bien në qafë mua tani. Po më kërkon mua me foto, me të tjera. Isha në Vlorë punoja me familjen time, isha shkëlqyer, isha rehat përse duhet më dali mua ky problem" thonë Mikale Hoxha dhe Nora Diamanti.