'Njeriu dhe natyra'/ Piktori Shpëtim Hoxha çel ekspozitën në Fier

10 Shkurt 2019, 15:20

Piktori Shpëtim Hoxha prezanton në galerinë “Vilson Kilica” ekspozitën “Komunikim Arketipal”. Ai ka përzgjedhur për vizitorët fierak punët e tij më të mira, duke i vendosur në një rend kronologjik, që fillon me komunikimin, e përfundon me kaosin. Vëmendje të madhe në tablotë e tij, piktori fierak i ka dhënë identitetit komunikimit dhe të njeriut me natyrën.

"Këtë ekspozitë ia kam dedikuar punës që kam bërë në Universitetit. Titullohet Komunikim Arketipal. Sepse në kozmos, sipërfaqja e zezë e qiellit ishte arketipi i parë ku njeriu krijoi simbolet edhe komunikimet e tij. Këto arketipe i përdorim për t’i dhënë një lloj shpërblimi racional fenemoneve natyrore. Jam munduar që të jap një sens logjik, duke nisur nga komunikimi e duke përfunduar tek kaosi” tha ai.