Njihuni me Aejdën dhe pasionin e saj për pikturën

23 Tetor 2019, 12:59

Aejda është vajza nga Tirana që ka nisur të pikturojë që në moshën 8 vjece. Nisi fillimisht të pikturojë ato pikturat që mësuesja ia ngarkonte si detyra shkolle, por pasioni për të hedhur jetë në telajo, e bëri që ta conte përtej një ore mësimore dashurinë për pikturën. Aspak e ndrojtur dhe me sytë që shndrisin nga dëshira për të treguar rreth asaj që e plotëson, 14 vjeçarja na tregon se si nisi të pikturojë.