Në Shqipërinë tonë të vogël përhumbemi mes njerëzish të shumtë e vogëlsirash të përditshme. Po në të njëjtat ecejake enden njerëz të thjeshtë që po ti njohësh kupton se mund të mësosh shumë. E bukura por sidomos e mira gjendet kudo, mjafton te shohim pak përtej asaj që na zënë sytë tanë. Në këtë rrugëtim special këtë kemi bërë edhe ne të “Rreze Dielli” me historitë motivuese të personazheve tanë. Ina Toska nga Fieri ka bërë të mundur që me ndihmën e nja aparati fotografik të mposhtë vështirësitë që ka në të folur, të ecur e të dëgjuar. Ka 15 vjet që jeta e saj ka ndryshuar, që në momentin e parë që mori një aparat fotografik në dorë. Për të ,një foto ka fuqinë të tejkalojë çdo kufizim. Fotografitë e saj të cilat mbartin mesazhe të veçanta kanë fituar një sërë çmimesh në ekspozita fotografike. Talenti që vihet re pas aftësive speciale të Ina Toskës është i dukshëm dhe vihet re në çdo shkrepje të saj. Ajo ka mbështetës të shumtë dhe në Fier, qytetin ku ajo banon e shohin me admirim. Në një intervistë me babain e saj mësojmë më tepër rreth Inës dhe dashurisë së saj për aparatin fotografik. "Ina duke qenë person me aftësi ndryshe shkonte në një qendër në qytetin e Fierit dhe donte ti jepte ndihmë fëmijëve të tjerë. Aty i lindi dëshira për të nxjerrë në pah aktivitetet e këtyre fëmijëve. Nga kjo pikëpamje Ina është admiruese ndaj aparatit fotografik. Ina është karakter shumë kërkues, është personazh që atë që e nis nuk mund ta lërë dot në gjysëm. Mund të punojë me orë të tëra deri vonë në darkë vetëm që aktivitetet ti pasqyrojë Brenda ditës. Ina është fokusuar tek fotografimi i personave me aftësi ndryshe. Do që nëpërmjet fotgrafive ndihma ndaj atyre personave të jetë më e madhe. Ne kemi mësuar që Ina kishte problem në të folur, të dëgjuar e në të ecur kur ishte 2 vjeç e gjysëm 3 vjeç. Jemi bërë të fortë dhe e kemi përballuar me shumë sukses", tha babai i Inës për "Rreze Dielli" Aftësitë speciale të Inës na treguan edhe një herë se pavarësisht vështirësive pasionet mund të ndiqen e madje mund të kthehen në profesione. E po kështu si Ina, edhe Joeli, djaloshi 14 vjeçar me sindromën Doën na ka treguar se të kesh një kromozom shtesë nuk të ndalon të ndjekësh ëndrrat. Duart e Joelit prej vitesh tashmë krijojnë ëmbël tinguj nën tastet bardh e zi të pianos. Megjithatë përpara se të ndjekë orët e kursit të pianos Joeli ndjek rregullisht shkollën Bajram Curri aty ku dhe ne kemi shkuar. Mësuesja e tij kujdestare Vjollca Kasa na tregon ecurinë e tij mësimore. "Joeli është një fëmijë i këndshëm, shumë i shoqërueshëm me shokët dhe shoqet e klasës. Ata e ndihmojnë vazhdimisht në gjërat që ka nevojë. Është fëmijë shumë i mirë, shumë i mbarë dhe unë jam surprizuar nga mirësjellja e tij. Joeli bën me të mirën që mundet duke u aktivizuar në çdo gjë.",- tha mësuesja kujdestare e Joelit , Vjollca Kasa Të paturit një nxënës me sindromën Down në klasë është diçka e veçantë edhe për shokët, të cilët shkojnë shumë mirë me Joelin dhe e duan shumë atë. Në shkollën 9 vjeçare Bajram Curri, krahas mësimit të rregullt, Joeli bën edhe disa orë të veçanta me mësuesen ndihmëse Elda Livani, e cila e ka Joelin një prej nxënësve të saj më të dashur dhe ka krijuar një lidhje të veçantë me të.
Njihuni me Inën fotografen me aftësi speciale dhe Joelin, pianistin me sindromën Down
Video të fundit në programin Rreze Diell Të gjitha
-
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Mars 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Stresi dhe ankthi, bimët kurative
18 Mars, 15:43 -
Ju del gjumi natën? Vuani nga pagjumësia? / Ja çfarë duhet të pini sipas Ylli Merja...
18 Mars, 15:15 -
'Ilaçin' e stresit dhe ankthit e gjeni këtu! Ylli Merja prezanton bimët magjike
18 Mars, 12:46 -
Javë bombastike, rilindje për këto shenja... / Horoskopi javor 18-24 mars nga astrologu Jorgo Pulla
18 Mars, 11:34 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Mars 2024 – Receta/ Paranojat, si mund të menaxhohen / Fati i shkruar apo…?
15 Mars, 15:51 -
Çfarë është fati, a e kemi të shkruar apo e kemi ne në dorë?
15 Mars, 13:39 -
Çfarë janë paranojat apo ndjenjat e frikshme, përse na shfaqen dhe si t'i menaxhojmë
15 Mars, 12:51 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Mars 2024 – Receta/ Dita e Verës, festë e rituale/ Bëje vetë, Maska & Truke pastrimi
14 Mars, 16:32 -
Njolla salce dhe vaji në rroba? Mos blini asgjë, sekreti ështe në dollap, për 5 sekonda do befasoheni
14 Mars, 14:14 -
Xhel për botoks natyral, ju duhen vetëm 2 përbërës / Ja si të largoni pikat e zeza si me magji!
14 Mars, 13:40 -
Dita e Verës | 'Kam gatuar 3000 ballokume' zonja Adile i gatuan që 7 vjeç, rrëfen sekretin dhe ...
14 Mars, 12:36 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Mars 2024 – Receta/ Agjërimi, përfitime & këshilla / Të rinjtë shqiptarë viral në NY
13 Mars, 16:40 -
"A e njihni këtë veshje"? Të rinjtë shqiptarë në New York, vënë në siklet kalimtarët...
13 Mars, 14:33 -
"Agjerimi mbizotëron ilaçet, sëmundjet, mjekët", Altin Joka: Terapia e së ardhmes në mjekësi
13 Mars, 13:08 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Mars 2024 – Receta/ Anglishtja trend tek fëmijët sot / Një berbere vajzë
12 Mars, 16:02 -
‘Uaaa ti do më qethësh mua?’ Njihuni me berberen shqiptare, 24-vjeçarja rrëfen: Vajzat xheloze për…
12 Mars, 13:33 -
Nuk je më cool nëse nuk flet anglisht, trendi i fëmijëve të sotëm: Flasin dhe lexojnë anglisht
12 Mars, 12:25 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Mars 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Akne rozacea, trajtimi natyral
11 Mars, 16:43 -
Kujdes, ja çfarë sëmundje fshihet pas lëkurës së skuqur në fytyrë/Ylli Merja:Ju tregoj kurën efikase
11 Mars, 12:47 -
"Kujdes, problematika për këto shenja..." Horoskopi javor 11-17 mars nga Jorgo Pulla
11 Mars, 11:42