Njihuni me kamarierin më të famshëm, as tërmeti se ndaloi të mbante tabakanë

22 Shtator 2019, 12:15

Pas tërmetit plot ankth e frikë, personat që kanë qenë nëpër ambjente të ndryshme kanë hapur kamerat se si kanë vepruar për të shpëtuar kokën.

Përveç momenteve tronditëse tërmeti u shoqërua edhe me shumë momente gazmore.

I tillë është edhe ky rast ku në një bar-kafe në kryeqytet, ku gjatë momentit të tërmetit kamarieri mban tabakanë dhe u shërben klientëve dhe kur ndjen lëkundjet del me shpejtësi jashtë, por tabakaja nuk i rrëzohet.

Ai e mbajti shumë mirë ekuilibrin dhe çdokush do e kërkojë ta punësojë pas kësaj videoje.