Njihuni me oktapodin që ndryshon ngjyrë gjatë 'ëndërrimit'

26 Shtator 2019, 10:51 | Përditesimi i fundit: 2019-09-26 10:54:31

Oktapodët kanë  qeliza nën sipërfaqen e lëkurës së tyre që i shërbejnë për të ndryshuar ngjyrën. 

Kjo i ndihmon ata që të mbrohen nga grabitqarët.

Një video ku oktapodi ndodhet në gjumë dhe ndryshon disa herë ngjyrën po qarkullon.

Ajo që e bën atë edhe më argëtuese është tregimi i biologut detar Dr. David Scheel, i cili  përpiqet të mendojë se për çfarë ‘ëndërronte’ oktapodi Heidi në atë momente.

Videoja është marrë nga dokumentari "Octopus,  Making Contact" , ku  paraqet  David Scheel, një profesor në Universitetin Paqësor të Alaskës në Anchorage dhe Heidin, oktapodin që ai ka rritur.

    No videos found.