Njoftim i rëndësishëm për të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen Partizani-Kukësi në 'Air Albania Stadium'

25 Janar 2020, 21:33

TIRANE- Partizani dhe Kukësi do të përballen këtë të dielë në stadiumin kombëtar Air Albania në orën 19:00. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi verilindor ka bërë me dije se ka venë në dispozicion 2 autobusë falas nga Kukësi, për tifozët, të cilët do të udhëtojnë drejt kryeqytetit për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.