Njoki me domate kaperi dhe ullinj nga zonja Vjollca

1 Qershor 2021, 10:17

Njoki me domate kaperi dhe ullinj

Përbërësit:

500 gr njoki

250 gr domate qershi

80 gr ullinj të zi

1 lugë gjelle kaperi

1 thelpi hudhër

pak rigon

4 lugë gjelle vaj ulliri

kripë

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë për të valuar.

Ndërkohë që nxehet uji në një tigan ngroim vajin e ullirit, 1 thelpi hudhër të ndarë në gjysmë, domatet qershi të ndara me ½ I skuqim ato në zjarr të frotë për 5 minuta dhe shtojmë pak kripë dhe kaperin dhe ullinjtë ulim temperaturën e zjarrit dhe I lëmë domatet të gatuara dhe për 5 minuta të tjera duke I trazuar vazhdimisht. Shtojmë në tenxhere me ujë pak kripë dhe shtjmë në të njokit e lëmë të ziejë ndëri sa ato të ngjiten në sipërfaqen e ujit ( për rreth 3 minuta) I kullojmë njokit dhe I shtojmë në tiganin me domate dhe ullnj I përziejmë për 1 minutë. Fikim zjarrin, shtojmë tiganin e thatë I përziejmë dhe gati për të shërbyer të ngrohta.