Notari i talentuar me sindromën Down: Trofetë ia dedikoj babit që sot nuk është

19 Prill 2019, 14:18

Ata të dy kanë bërë krenarë edhe një here vendin tonë me përfaqësimin dinjitoz në Lojërat olimpike speciale ndërkombëtare që u zhvilluan në Abu Dabi  dhe në Dubai të emirateve të Bashkuara Arabe në mars të këtij viti. Të dy sportisët me aftësi të kufizuara intelektuale ishin të ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ku shprehën të gjithë mirënjohjen ndaj atyre që i kishin ndihmuar në gjithë këtë kohë. Gersi me emocione tha se gjithë arritjet e tij ia kushton të atit dhe gjyshes që janë ndarë nga jeta, e se ai do vazhdojë ende të luftojë fort për të tjera trofe.

Unë falenderoj mamin që më ka mbështetur, ka këmbëngulur që të shkoj në not. Falenderoj edhe trajnerët që më kanë mbeshtetur shumë. I falenderoj të gjithë pa masë, edhe shkollat ku kam mësuar, më kanë dhënë shpresë pa masë . Kam edhe një falenderim të fundit. Ia kushtoj babit tim dhe nënës time nga sipër, që më kanë dhënë shumë këshilla për të marrë pjesë në këto gara. Sepse kam marrë pjesë në shumë gara, në Kosovë, në Pragë, në Kanada. Unë kam ndërmend të jem një notar i famshëm, me kurajo të jap forca dhe të them se nuk ka mbaruar me kaq. 

Gersi Troka, notar

U këshilloj shumë të rinjve që të merren me sport , ta dashurojnë sportin, sepse sporti është diçka e mrekullueshme. Se çdo gjë me punë dhe vullnet arrihet e bukur.

Lulëzim Koçi, atlet