'Nuk e quaj takim pjesëmarrjen në tryezë...' Kurti: Vuçiçi u acaru për shkak të asaj që thashë

15 Shkurt 2020, 09:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk e konsideron takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pjesëmarrjen e përbashkët në një tryezë në Mynih. Kurti tha se nuk është takuar me Vuçiqin.

“Unë nuk jam takuar me Vuçiçin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një diskutim mbi mundësitë për Ballkanin Perëndimor.