Nuk i hapin një vend që të ulej, burri kthehet në 'stol' për gruan e tij shtatzënë

10 Dhjetor 2019, 19:29

Në një spital, burri i një gruaje shtatzënë u bë një stol që të ulej ajo, pasi nuk ia hapnin një vend.

Pamjet janë filmuar në repartin e gjinekologjisë në spitalin e qytetit Hegang, në pjesën veri-lindore të Kinës.   

Një çift pret në radhë vizitën e mjekut, ndërkohë që gruas shtatzënë asnjëri nuk i liron vendin për t’u ulur.

Ata presin disa minuta në këmbë, dersa gruaja shtatzanë nuk mundet më të qëndrojë dhe shtrëngon bashkëshortin tek dora.

Pamjet e shpërndara nga policia vendore me nëntitullin “indiferencë” u bënë virale, ku pjesa më e madhe e publikut u përqendrua te karakteri i burrit, ndërkohë që një pjesë tjetër kritikoi indiferencën e personave përreth, që shtrënguan të riun të shndërrohej në ‘stol’ falë dashurisë.