'Nuk jam thërritur në gjykatë për vrasjen e Azemit', avokati i Haxhisë: Berisha gënjeu!Ja dokumentet

29 Shtator 2020, 22:40

Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh ditën e djeshme se nuk është thirrur në gjykatë për të dhënë dëshminë për vrasjen e Azem Hajdarit, avokati i Izet Haxhisë thotë të kundërtën.

Idajet Beqiri në emisionin Repolitix në Report Tv shfaqi dy dokumente që dëshmojnë se Berisha është thirrur. Sipas këtyre dokumenteve, Berisha është thirrur 2 herë, në datë 8 qershor 2001 dhe 30 korrik në të njëjtin vit."Këto janë dy thirrjet për Sali Berishën të dëshmojë në gjyq.  Është thirrur në 8 qershor 2001 në orën 10:00. Si dhe më 30 korrik në orën 10:00. Pse e thirrën. Ky ishte i pari që doli dhe përmendi emra. Është njeriu që i dha ambasadorit amerikan një raport 5 faqe. Kur ai ka dhënë deklarata nuk ka thënë që filani tha kështu" - tha Beqiri.