Nuk ka ende fitues për koncesionin 1.2 mld € të projektit Milot-Fier! Ministria e Infrastrukturës s’kualifikon ofertën e vetme në garë

2 Dhjetor 2020, 17:29

Tenderi për të dhënë me koncesion “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-Thumanë-Kashar- Luzi i Vogël- Fier ka dështuar.  Pas dy shtyrjesh të afatit të garës Ministria e Infrastrukturës ka skualifikuar ofertën e vetme në gara, pasi nuk plotësonte kushte teknike. Burime nga Ministria e Infrastrukturës thonë për Report TV se e vetmja ofertë e prezantuar ishte nga kompania greke ‘TERNA”.