Nuk morën asnjë përgjigje, naftëtarët e Ballshit në grevë urie pas indiferencës së insitucioneve

28 Shtator 2020, 11:42 | Përditesimi i fundit: 2020-09-28 17:13:23

Naftëtarët e Ballshit vendosën që këtë të hënë të hyjnë në grevë urie për shkak se nuk kanë pasur një përgjigje nga kompania për rifillimin e punës si dhe për pagat e prapambetura. Fillimisht ata u mblodhën përpara uzinës në formën e protestës ndërkohë që ishin në pritje të një përgjigje.10 persona janë futur në një ambient pranë uzinës. Kjo është greva e dytë që naftëtarët zhvillojnë.