'Nuk na hapin edhe pse me protokoll COVID-i', sekretari i Federatës së Basketbollit: Përveç dëmit ekonomik më i rëndë ai psikologjik

30 Tetor 2020, 14:36

Basketbolli ashtu si të gjithë sportet e tjera në vendin tonë që zhvillohet në salla të mbyllura ka marrë së fundmi përgjigjje negative nga qeveria për të nisur aktivitetin, për shkak se rrezikon përhapjen e pandemisë. Ky sport që prej marsit ka pushuar së zhvilluari dhe për sekretarin Korab Llazni kjo është e çuditshme në një kohë kur është propozuar edhe një protokoll sigurie, i ardhur nga FIBA.