Nuk njeh dy marrëveshjet me Serbinë? Albin Kurti: Unë nuk kam dhënë autorizim për të firmosur

15 Shkurt 2020, 12:26

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas firmosjes sot në Munich të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën. Kurti thotë se zyrtarët që kanë firmosur nuk kanë marrë autorizim nga qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Kreu i ekzekutivit të Kosovës thotë më tej se në procesin e tranzicionit të qeverisjes po analizojnë të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet.