Nuk pagoi 38.6 mln lekë taksa, arrestohet në Fier biznesmeni i naftës i shpallur në kërkim

2 Nëntor 2019, 14:46

FIER- Iljaz Fisheku 60-vjeç, biznesmen në fushën e hidrokabureve i cili ishte shpallur në kërkim për shkak se nuk kishte paguar taksat është arrestuar nga policia.

Fisheku i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 38.688.297 lekësh. Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

    No videos found.