Nuk zbatuan masat antiCOVID, ndëshkohen 885 qytetarë në 48 orët e fundit!

27 Janar, 14:46

Në 48 orët e fundit në vendin tonë janë ndëshkuar 885 persona të cilët nuk zbatonin masat antiCOVID.

Më konkretisht u gjobitën 874 qytetarë u konstatuan pas maska në rrugë duke u gjobitur nga policia me 3000 lekë, shumë e cila do i vendoset në faturën e energjisë elektrike.

9 prej të ndëshkuarve nuk ishin të pajisur me mjete identifikuese dhe janë shoqëruar në komisariat. Pas identifikimit atje, ata u gjobitën me 3000 lekë dhe më pas u lanë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.  

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 10 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.  

Kategori të tjera