Numri i viktimave të koronavirusit në Kinë arrin në 81, pothuajse tre mijë të infektuar

27 Janar 2020, 12:39

Koronavirusi vazhdon të vrasë. Të paktën 81 viktima janë regjistruar në Kinë, 76 prej tyre në provincën e Hubei, kurse numri i të infektuarve është rritur në 2744, nga të cilët mbi 1400 vetëm në zonën Wuhan.

Më i shpejt se Sars-i për t'u përhapur, edhe pse më pak i fuqishëm ".

Ministri kinez i shëndetësisë Ma Xiaowei dhe zyrtarë nga Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive nuk ia fshehin botēs që 2019-nCov, koronavirusi i ri me epiqendër në Wuhan dhe që ka 'ardhur' për të infektuar  gjithë botën, është shumë më ngjitës sesa u mendua në fillim.
"Ne nuk kemi identifikuar akoma burimin e infeksionit dhe nuk jemi të qartë për rrezikun e mutacioneve dhe si përhapet sëmundja,"- tha Ministri Ma.
Fenomeni më shqetësues është se virusi ka një periudhë inkubacioni që mund të zgjasin deri në 14 ditë, dhe "mund të transmetohet midis njerëzve që nuk kanë shfaqur ende ndonjë simptomë".

2019-nCoV tashmë ka shkaktuar 56 viktima në vendin aziatik dhe 1985 të infektuar, sipas të dhënave zyrtare, ndërsa flitet se numri i të prekurve nga koronavirusi është 90 mijë.
Kryetari i komunës Wuhan pranon një fakt që është i pabesueshëm: 5 milion njerëz janë larguar nga qyteti përpara se të merreshin masat e sigurisë, si psh kontrollet në aeroporte. Besohet se dhjetra mijëra prej tyre kanë qenë të infektuar të mundshëm.

Për më tepër, mikroorganizmi është i vështirë për tu ndjekur, sepse përhapet para se pacientët të kenë vërejtur se e kanë kontraktuar atë.