Nxënësit dhe mësuesit bojkotojnë mësimin në shkollën 'Ndoc Mazi' në Shkodër: Riktheni drejtoreshën! U largua për arsye politike

20 Maj 2022, 09:20

Nxënësit dhe mësuesit të shkollës 9-vjeçare "Ndoc Mazi" në Shkodër kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë për të protestuar. Shkak largimi i drejtores së shkollës Valbona Idrizi, për të cilën kërkojnë rikthim pasi pretendojnë se u largua për arsye politike. Në protestë janë bashkuar edhe prindërit.