Nxirrnin pllaka guri duke dëmtuar Parkun Kombëtar të Tomorrit, në kërkim babai i deputetit Klajdi Qama! Arrestohen edhe dy të tjerë

4 Gusht 2020, 15:13

Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona pasi ushtronin aktivitetin për nxjerrjen e pllakave dekorative edhe shpalli në kërkim administratorin, Selim Qama, pasi ushtronte aktivitetin pas pezullimit të licencës.Qama është babai i deputetit të ardhur nga listat e LSI-së, Klajdi Qama.

Ngjarja ka ndodhur në aksin dytësor Novaj–Pronovik, në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, ku janë konstatuar me dy mjete, njëri pa targa, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të nxjerra në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar", duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.