Nyje lidhëse për Gjirin e Lalzit, rruga tejet e amortizuar, banorët: Burim aksidentesh

20 Maj 2019, 19:23

Rrëshqitjet e dherave në të gjithë gjatësinë e këtij segmenti kanë sjellë shembje të asfaltit duke rrezikuar jetën e drejtuesve të automjeteve që kalojnë në këtë rrugë ku edhe nuk kanë munguar aksidentet me pasoja në jetë njerëzish. Banorët shprehen se shkak i amortizimit është bërë edhe kalimi në të i automjeteve të tonazhit të rëndë,  ndërsa bëjnë apel për ndërhyrje të menjëhershme.

"Rruga është e pa përdorshme është shemb në disa vende makinat me tonazh të rëndë e kanë prishur. Tani fillon plazhi se ku do të shkojnë këto që frekuentonjë plazhin nuk e di, çfarë do të bëhet nuk është marrë asnjë masë. Ka pas shumë raste që shumë makina kanë rënë në greminë. Ky aks rrugor është i shkatërruar" tha njëri nga banorët.

Gjatë verës ky aks është një nyje lidhëse shumë e rëndësishme për turistët që frekuentojnë plazhin e Gjirit të Lalëzit, por pavarësisht kësaj ende nuk është marrë asnjë masë për rehabilitimin e saj.