'Oldtimer Fest', Prizreni mirëpret qindra makina retro nga mbarë rajoni

1 Qershor, 16:44 | Përditesimi: 1 Qershor, 16:44

Në Prizren, në Sheshin e Shadërvanit, këtë të diel u mblodhën qindra makina retro, duke i dhënë qytetit një atmosferë të veçantë festive dhe nostalgjike.  Ky spektakël klasik nuk i tërhoqi vetëm vendasit, por edhe turistët, të cilët shijuan ekspozitën nën tingujt e motorëve të kohës së kaluar dhe shkëlqimin e kromit të mirëmbajtur.

r.k./Shqiptarja.com