Olsi Rama: Titulli? Nuk urohet ditëlindja para, Gjicit i thashë të ketë kujdes vendin e dytë

15 Prill 2019, 14:28

Në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së si përfaqësues i Partizanit ishte drejtori i përgjithshëm Olsi Rama, i cili për shumë tema, duke filluar nga asambleja, te titulli, por edhe tek batutat e shkëmbyera me presidentin e Kukësit Safet Gjici.

12 pikë larg Kukësit, t’iu urojmë për titullin kampion apo e kini për ters?

Nuk është çështje e të pasurit gjë për ters. Është si puna e asaj nuk urohet ditëlindja para se të vijë dita. Edhe ne e dimë që kemi edhe 7 javë të tjera. Janë akoma në lojë edhe 21 pikë. Ka akoma goxha punë. Më pëlqeu një deklaratë e trajnerit që tha klubi kërkon rezultatet unë kërkoj gjithmonë 3 pikëshin. Për Partizanin e rëndësishme është të përformojë në çdo ndeshje të japë maksimumin. Mundësisht të arrijë objektivin sa më shpejtë të jetë e mundur.

Çerek shekulli pritje, keni bërë ndonjë përgatitje për festën?

Jo, jo! Nuk kemi bërë asnjë përgatitje.

Çfarë ishte e veçantë këtë vit për Partizanin?

Besoj se është disiplina, respekti i ndërsjelltë midis strukturave të klubit dhe lojtarëve dhe stafit teknik. Rregulli i vënë në skuadër, dëshira e djemve që bënë një grup të mrekullueshëm për të punuar. Qetësia që kanë pasur ata në vetëdijen e tyre se janë një grup i fortë dhe se rezultatet do të vijnë.

 

Detyra ime është të jem i kujdesshëm në çdo moment dhe për të mbajtur sa më larg euforinë, e cila ndonjëherë ndihmon, por në pjesën më të madhe të rasteve dëmton.