Operacion anti-kanabis në Lezhë, efektivët qëllohen nga trafikantët, vritet një nga policët! Trupi i tij gjendet në një kanal!

28 Shtator 2021, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2021-09-28 12:25:13

Një oficer policie është ekzekutuar me armë zjarri në Lezhë nga trafikantët, gjatë kohës që ishte në krye të detyrës gjatë një operacioni në Vain të Lezhës për parcelat e drogës. Nga raportimet paraprake mësohet se një grup efektivësh të anti-drogës në Policinë e Lezhës po kontrollonin gjatë orëve të para të mëngjesit në zonë  e Vainit, kur janë sulmuar me breshëri armësh zjarri nga trafikantët. Për pasojë i vdekur ka mbetur oficeri i krimeve Saimir Hoxha, 45 vjeç, trupi i të cilit është gjetur nga kolegët e tij në një kanal të zonës.