Operacioni Limit/ Gjykata lë në burg 21 të arrestuarit, 'arrest shtëpie' për tre të 'sëmurët'!

14 Shtator 2019, 18:28

TIRANË-  Gjykata lë në burg 21 persona të arrestuar nga nga operacioni "Limit" ndërsa për tre të tjerë Bektash Zeneli, Fejzo Dana, Agron Manka, gjykata caktoi masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Gjatë seancës gjyqësore, Zeneli është marrë me urgjencë për t'u dërguar në spital.Ndërsa Agron Manka ka dëshmuar në sallën e gjyqit se shkonte nga Tepelena në Këlcyrë për të punuar si punëtor në 'arat' e hashashit dhe merrte 15 mijë lekë të vjetra, të cilat nuk i dilnin as për ushqime apo ilaçe. Report Tv ka zbardhur një pjesë të përgjimeve mes të arrestuarve dhe personave të shpallur në kërkim nga ky operacion.  Ata përdornin një aplikacion për të shmangur përgjimin e bisedave të tyre.