Opozita, rritja e çmimeve, beteja e Vetvendosjes

19 Tetor 2021, 07:22

Debati mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se po bëhet për interesa se kush do të kontrollojë partinë, e ndërsa tha se kjo luftë me akuza personale po e dëmton PD-në. Këto deklarata Shehi, i bëri në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv. Protesta e tretë kundër rritjes së çmimeve u “zbeh” dhe sot u vu re një numër më i ulët i pjesmarrësve. Ky fakt është pranuar nga vetë aktivisti, një prej personave kryesor të kësaj proteste, Adriatik Lapaj, në studion e Report Tv. Përballë gazetarit, Ilir Babaramo, Lapaj ka listuar një sërë arsyesh që sipas tij ndikojnë që në protesta të tilla qytetare të ketë një numër të vogël pjesëmarrësish, në ndryshim nga protestat e thirrura nga partitë. Humbja e Albin Kurtit, për politologun, Bedri Islami ishte e papritur, po aq sa edhe e paralajmëruar. Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv , Islami tha se votuesit janë treguar të zgjuar që nuk kanë lejuar një pushtet partiak, qoftë në qeverisje qendrore ashtu edhe në vendore. Për këtë, Islami tha se Kurti, duhet të nxjerrë mësim.