Orët e mësimit 30 minuta, prindërit e nxënësve në shkollën ‘Emin Duraku’ nënshkruajnë peticion! Kërkojnë kthimin e orëve 45 minuta

30 Shtator 2021, 10:46 | Përditesimi i fundit: 2021-09-30 16:40:22

TIRANË- Fakti që orët e mësimit po zhvillohen 30 minuta për shkak masave që janë marrë nga qeveria për të kufizuar përhapjen e koronavirusit duket se po kthehet në një problem të madh për prindërit.

Që prej ditës së parë të shkollës, ata kanë ngritur zërin për të kundërshtuar këtë vendim. Por, prindërit e nxënësve të shkollës “Emin Duraku”, po veprojnë ndryshe. Report Tv mëson se ata po mbledhin firmat që të kërkojnë kthimin e orëve 45 minuta në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet.