’’Pa gjurmë’’ bashkon nënë e bir. Jetonin në një qytet, 10 vite pa u takuar. Nëna rrëfen arsyet e braktisjes

10 Tetor 2019, 23:06

Historia e trishtë e 21-vjeçarit nga Shkodra, Elson Abazit pati një fund të lumtur. Ai ishte në kërkim të nënës, të cilën nuk kishte mundur ta takonte që kur prej 10 vitesh. Pas apelit të bërë në ’’Pa gjurmë’’, një telefonatë e papritur theu akullin e një dekade. Emocione të forta, nga një surprizë e papritur, kur nëna e Elsonit, Afërdita Hasmumaj

mori guximin live në studio, të telefonojë të birin.

Të dy kanë jetuar në të njëjtin vend, në Bushat të Shkodrës, por të ndarë fizikisht që kur nëna vendosi ta braktiste kur ai ishte 9 vjec.

Pas kësaj telefonate, duket se jeta për Elsonin ka marrë një tjetër drejtim. Ai ka një motër më të vogël nga nëna dhe ka mundur të vihet në kontakt me të që në momentin kur doli nga studio e emisionit, me padurim për të realizuar këtë takim të dëshiruar prej tij.  Stafi ’’Pa gjurmë’’, ndoqi, hapat e Elsonit në këtë takim mbreslënëns nënë e bir. Përqafime dhe lot mallëngjimi.

 

Elsoni erdhi në jetë pas një martese që babai i tij pati me motrën e ish-bashkëshortes. Ai u rrit pa nënën, në një shtëpi me xhaxhanë e tij Agim Abazi i cili ushtronte dhunë ndaj tyre. Pasi u mori të gjitha pronat dhe babai i Elsonit u nda nga jeta një vit e gjysmë më parë, xhaxhai e nxori nga shtëpia. Që nga ajo ditë djali ka jetuar në një kasolle me lëmoshën e qytetarëve shkodranë, ndërkohë që sot është strehuar përkohësisht një shoqatë në kryeqytet.

    No videos found.