‘Pa gjurmë’- Historia/ Imami i Rrugës së Kavajës dhunon familjen, falet në xhami dhe rreh nënën, babain dhe motrën

16 Tetor 2018, 19:34

TIRANË- Flora Baftjari është zonja nga Vaqarri e cila denoncon publikisht në emisionin “Pa gjurmë” në Report TV dhunën që ushtron i vëllai Edmond Baftjari ndaj saj, dhe familjarëve të tjerë nënës dhe babait. Pasi u mor gjatë me këtë rast, stafi i emisionit pasi u njoh me këtë rast udhëtoi në drejtim të fshatit Lalm në Vaqarr.

Me të mbërritur pranë banesës së tyre, një prej familjareve doli për të na pritur ndërsa pak më tutje dallojmë edhe Edmondin, djalin me mjekër të gjatë dhe me fytyrë të vrazhdë, me shikimin drejt nesh. Z.Xhavid dhe Znj.Shiqere jeton bashkë me vajzën e tyre Flora, nusen e ve që jeton bashkë me ta, pasi djali tjetër që jetonte në Itali ka humbur jetën pas një aksidenti. Rrëfimi i tyre nis me traumën që kanë pësuar anëtarët e kësaj familje pas dhunës, kërcënimeve që ushtron vazhdimisht djali tjetër i familjes, Edmond.

Zonja Shiqere tregon sesi ndryshoi djali i tyre, pasi 10 vite më parë, ai nuk ishte ky që është sot, ai ishte një djalë punëtor, i shkathët dhe familjar.

Sot imami në xhaminë e Rrugës së Kavajës denoncohet nga familjarët për dhunë. Madje me dhunë kërkon t’i imponojë motrës së tij, Florës, fenë që ai predikon prej vitesh. Madje ky rrëfim merr përmasa të tjera kur ndaj Florës është ushtruar dhunë psikologjike duke i imponuar martesën me një nga imamët e xhamisë që i vëllai frekuenton.

Sipas familjarëve, Edmondi ka krijuar edhe një alibi për familjen e tij dhe lajmëronte policinë, dhe më pas shkonte dhe i dhunonte. Kur policia e komisariatit nr 6 në Kombinat, mbërrinte në vendngjarje, ai dilte jashtë me pretendimin se ishin familjarët ata që e fyenin. Familjarët thonë se kanë bërë denoncim edhe në Polici por situata ka mbetur gjithnjë njësoj. Madje prej tyre disponohen edhe video si prova materiale për dhunën e ushtruar nga imami. Apeli që bëjnë familjarët është që Edmondi të shohë familjen duke i lënë të qetë sikundër 10 vite më parë.