‘Pa Gjurmë’ kthen në shtëpi edhe dy të humbur të tjerë

19 Qershor 2020, 19:53 | Përditesimi i fundit: 2020-06-19 19:53:48

Këtë të premte, ‘Pa Gjurmë’ kthen në shtëpi edhe dy të humbur të tjerë. Gëzim Shaholli humbi gjurmët këtë të enjte, ndërsa u gjet ditën e sotme falë shumë telefonatave që mbërritën në redaksinë e emisionit duke lokalizuar vendndodhjen e tij në Tiranë.

Ndërsa një tjetër i humbur, i cili u denoncua live këtë të premte, pasi kishte humbur pasditen e datës 17 qershor u gjet 30 minuta pas apelit të bashkëshortes. Policia e qytetit të Korçës njoftoi familjen se 74-vjeçari ndodhej në spital.