Pa Gjurmë –Nëna e këngëtarit përballet me ish te dashurën e tij/ Ja cfare fshihet pas zhdukjes

21 Nëntor 2018, 07:16

Në pjesën e parë të Emisionit "Pa Gjurmë" në Report Tv janë publikuar foto dhe video ekskluzive të një personi që sipas një dëshmitareje, është Renato Hamza, këngëtari i tallavasë nga Elbasani, i cili rezulton i zhdukur prej katër vitesh. Për herë të parë pas 4 vitesh nga zhdukja, "Reni i Elbasanit" është filmuar në një lokal në zonën e plazhit në Durrës në shoqërinë e një vajze. Renato Hamza rezulton prej 4 vitesh i zhdukur, ndërsa familja, bashkëshortja dhe vajza e tij 4-vjeçe, nuk dinë asgjë për fatin e të riut, i cili sot është 24 vjeç. Është dëshmia e një vajze nga qyteti bregdetar, e cila pretendon se ka parë këngëtarin e tallavasë, "Renin e Elbasanit". Dëshmia e vajzës u transmetua ekskluzivisht në emisionin "Pa Gjurmë"..