Pajisjet e dhuruara nga SHBA për doganën e Kakavijës, Kim në Gjirokastër, pritet nga Çuçi dhe Veliu

21 Korrik 2021, 12:08 | Përditesimi i fundit: 2021-07-21 12:03:51

GJIROKASTËR- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është ndalur në Gjirokastër për një vizitë në pikën kufitare të Kakavijës.

Ajo është pritur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e ndërsa të pranishëm janë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, mes tyre drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu si edhe ambasadorja e e Greqisë Sophia Philippidou.