Pallati i Brigadave si Butrinti?! Hyn në fuqi Plani i Menaxhimit, ministrja: Nuk përjashtohet bashkëpunimi me privatin

30 Qershor 2022, 14:37

Është botuar në Fletoren Zyrtare Plani i Menaxhimit të Pallatit të Brigadave. E pyetur nga “Report tv” Ministrja e Kulturës Elva Margariti shpjegon se çfarë do të ndryshojë me Ansamblin Historik, dhe cilat do të jenë palët drejtuese. Ajo flet për mundësinë e ndërhyrjeve restauruese si dhe hapësirat për të pranuar kërkesa nga privatë për bashkë-menaxhim.