Pamje e trishtë nga plazhi i Kallmit/ Delfini i ngordhur del në breg

4 Shtator 2020, 22:26 | Përditesimi i fundit: 2020-09-07 11:16:42

DURRËS- Një pamje e trishtë u është ofruar pushuesve në plazhin e Kallmit. Siç duket edhe nga pamjet filmike të publikuara në Instragram në Welcome.to.durres, një delfin i ngordhur ka dalë në breg, ndërsa në trup duket se ka dëmtime, që mund t’i jenë shkaktuar nga përplasja me ndonjë varkë, apo me shkëmbinjtë nënujorë që ndodhen në atë zonë.

Pak javë më parë, po në të njëjtën zonë, pushues që kishin dalë në det me padalone filmuan spektaklin e delfinëve në bregdetin e Currilave. Ngrohja e motit ka bërë që tufat me delfinë të shfaqen deri në brigjet e Adriatikut, fenomen ky i pazakontë deri pak vite më parë.