Video epike/ Demokratë tentojnë të prishin takimin e PS me dron në Tropojë por dështojnë!

9 Prill 2021, 21:26 | Përditesimi i fundit: 2021-04-09 21:43:26

Fushata elektorale e 2021 për zgjedhjet e 25 prillit përtej retorikave politike dhe akuzave të ndërsjellta ka dhe momentet e saj argëtuese. Në tentativë për larguar vëmendjen nga gafat e Lulzim Bashës apo videon duke shfaqet duke fjetur gjumë në makinë, që bënë xhiron në rrjetet sociale, demokratët kanë tentuar të prishin një takim elektoral të kundërshtarit.

Një gjë e tillë ka ndodhur nga demokratët e Tropojës, të cilët kanë tentuar të prishin një takim elektoral të kandidatit të PS-së në atë qytet, Petrit Malaj, takim që po zhvillohej në një fushë sporti.

Demokratët tropojanë kanë ngritur një dron që mban flamurin e PD me shpresën se po prishin aktivitetin e PS, por plani nuk ka shkuara ashtu siç duhet pasi droni është penguar me hekurat rrethues të fushës së sportit dhe është rrëzuar pa mundur as të bjerë në sy të personave të mbledhur aty e jo më të prishin aktivitetin.

Mirëpo ky dështim plani është paraqitur krejt ndryshe nga Sali Berisha, i cili ka zgjedhur të publikojë vetëm një pjesë të videos duke krijuar idenë se flamuri i PD valvitet kudo në Tropojë, madje edhe gjatë takimeve elektorale të PS.

"Fitorja fluturon mbi Tropojë! Magjepëse!! sb" shkruan Berisha krahas videos jo të plotë duke e nxjerrë totalisht nga realiteti.

Mesa duket si çdo gjë që tenton të bëjë Lulzim Basha nuk rezulton e suksesshme, përkundrazi.