Pamje të mrekullueshme nga shpina e shqiponjës bisht-bardhë

5 Tetor 2019, 18:27

Shqiponja bisht-bardhë Viktor ka sjellë imazhe të pabesueshme nga kamera e vendosur në shpinën e saj.

 Nëpërmjet videove dhe fotove ne i shohim Alpet dhe akullnajat,  të cilat janë shkrirë brenda një periudhe të vogël kohe. 

Sipas medias së huaj, Viktor do të nisë pesë fluturime këtë javë mbi Alpet dhe organizatorët shpresojnë që pamjet  të sjellin sensibilizimin e gjithë botës për ngrohjen globale dhe masat që do të merren për të.

"Unë u mahnita, dallimi gjatë një viti ishte i jashtëzakonshëm", tha njëri nga organizatorët.

Fluturimi i Viktor erdhi pas alarmit të për  shembjen e  akullnajës së madhe italiane pranë Mont Blanc, e cila rrezikon shtëpitë dhe banorët e zonës. 

"Shpresojmë që njerëzit do ta shohin natyrën nga një këndvështrim krejt tjetër dhe thjesht do të lidhen me të dhe do ta kuptojnë që në të vërtetë është diçka mahnitëse dhe ne duhet të bëjmë diçka për ta ruajtur," tha ai.

    No videos found.