PAMJE TË RËNDA! Momenti kur Rudolf Nikollaj me vrap qëllon me thikë besimtarët në xhami

22 Prill 2021, 17:44 | Përditesimi i fundit: 2021-04-22 20:32:09

TIRANË- Report Tv ka siguruar videon ekskluzive nga sulmi në xhaminë "Dine Hoxha" te rruga e Kavajës, autori i së cilës është Rudolf Nikollaj. Siç shihet në këto pamje të siguruar nga gazetari Arsen Rusta,  Nikollaj ka hyrë fillimisht me qetësi në xhami, teksa në dorën e djathtë mbante thikën. Mesa duket një prej besimtarëve e ka kuptuar se diçka nuk shkonte dhe sapo ka parë në derë Nikollajn ka ikur me vrap duke i shpëtuar sulmit me thikë.

Por nuk ka ndodhur kështu me një besimtar tjetër që në ato momente po lexonte librin e shenjtë, i cili është më i lënduari nga ngjarja pasi është goditur 2 herë me thikë dhe Nikollaj është rikthyer sërish, por besimtari u largua me vrap nga xhamia. I riu nga Burreli ka dalë edhe jashtë xhamisë, ku ka sulmuar edhe 2 besimtarët të tjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Mesa duket në video, Nikollaj qëllon kush t'i dalë përpara, por ai ka justufikuar veprimin e tij duke thënë se e përndiqnin prej një viti ndërsa theksoi se i njihte me fytyrë të gjithë.

“Jam përndjekur për 1 vit, i njoh me fytyrë ata që më kanë përndjekur . Shteti duhet ta dijë. Ajo që bëra s'është normale, por më kane përndjekur ata për 1 vit. Në spital kam ndenjur 3 jave, por pasi mora ilaçet dola", ka thënë Nikollaj në gjyq. 

Ai sot është lënë në burg me kërkesë të prokurorisë, ku akuzohet për veprën penale "veprime për qëllime terroriste", e ndërsa hetimet po kryehen nga Antiterrori. Megjithatë, për familjarët, ky veprim nuk ka të bëjë aspak me radikalizëm, por se Nikollaj ka probleme të shëndetit mendor, që i ka shfaqur prej 6 muajsh.