Kujdes! Pamje të rënda/ Report Tv siguron videon e ekzekutimit të Taulant Beqiraj në Vlorë!

3 Mars 2021, 22:00 | Përditesimi i fundit: 2021-03-04 11:04:19

Report Tv ka siguruar videon e ekzekutimit të 31-vjeçarit Taulant Beqiraj në mes të ditës në Vlorë, në një rrugë të populluar. Në këtë ekzekutim kanë marrë pjesë 3 persona, ku dy prej të cilëve kanë dalë nga makina dhe qëllojnë Taulnad Beqiraj i cili në pak sekonda shtrihet në tokë, ndërsa një person i tretë i pret në makinën tip "Ford" me targa AA 403 PX për t'i larguar nga vendi i ngjarjes. Kjo makinë u gjet më pas nga policia në Pyllin e Sodës, ku u arrestua edhe një prej autorëve Hans Andi Jonuzi, 44 vjeç, banues në Vlorë.

Viktima Tauland Beqiraj ishte duke ecur në këmbë në rrugën "Transballkanike" pranë Gjykatës së Apelit ku ndalohet nga dy persona që i afrohen. Ata duket se flasin për pak sekonda duke lënë të kuptohen se edhe mund të njihen dhe me pas njëri prej dy autorëve e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi duke e lënë të shtrirë në tokë 31-vjeçarin. Ai humbi jetën në spital pak minuta më vonë.