Pamjet me Dron, momenti kur hidhet në erë pallati i amortizuar në Çorovodë

19 Prill 2019, 13:53 | Përditesimi i fundit: 2019-04-19 17:49:51

Një pallat 5 katësh është hedhur në erë mesditen e sotme nga Inpektoriati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Shkak është bërë amortizimi i banesës dhe për shembjen e tij janë përdorur 30 kilogramë lëndë eksplozive, të vendosura  në 1500 furnela (vrima) të hapura.Report TV ka sjellë "live" momentin e shembjes së kësaj banese, e cila prej vitit 1990 ka qenë e pabanueshme. Zona është mbuluar nga pluhuri, e ndërsa deri më tani nuk dihet ende nëse ka pasur dëmtime në banesat përreth.