Pamjet me dron të pallatit të shkrumbuar nga flakët tek Ish parku i Autobusëve

14 Shtator, 17:40

Report TV sjell pamjet ekskluzive me dron të pallatit 10 katësh të përfshirë nga flakët rreth orës 14:20 minuta në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë, në rrugën 'Sali Butka'.

Prej 3 orësh zjarrfikëset vijojnë të shuajnë flakët të cilat tashmë janë të izoluara por vijojnë të jenë aktive në një apartament në katin e 6-të.

Tarraca ku sipas policisë kanë nisur flakët është shkrumbuar totalisht.

Pallati ishte i ri dhe kishte jo më shumë se dy vjet që ishte vënë në funksion. 

Kategori të tjera

Shiko të gjitha