Iu vonua porosia dhe largohen nga lokali, pronari sulmon grupin e turistëve spanjollë

15 Gusht 2019, 16:58 | Përditesimi i fundit: 2019-08-15 22:32:43

BORSH-Një grup turistësh spanjollë janë sulmuar nga pronari i një lokali.

Mësohet se turistëve nuk i ka pëlqyer shërbimi dhe kanë tentuar që të largohen pa paguar faturën, por furgoni i tyre është ndjekur nga pronarët të cilët më pas i kanë goditur me grushte si dhe kanë nxjerrë armë të ftohta në tentativë për t'i goditur.

Siç raporton gazetari i Report Tv, Limos Didani, pronarët e lokalit kanë thyer xhamin e furgonit, por mjeti ka arritur që të largohet deri në vendin e quajtur "Volloder" ku është pikasur nga një furgon i FNSH-së,  i cili ka ndërhyrë menjëherë.

Raportohet se grupi i përbërë nga 5 turistë spanjollë ndodhen në spital, pasi kanë marrë disa lëndime në trup, e ndërsa forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH-ja janë vënë në ndjekje të autorëve.