Pamjet nga makina e djegur në garazhin e një pallati në Tiranë, dëmtohen dhe makinat e tjera

11 Prill 2021, 11:30

Report Tv ka siguruar pamje nga makina e djegur në garazhin e një pallati në zonë e Freskut në Tiranë. Makina është shkrumbuar totalisht, ndërsa për shkak të flakëve dhe tymit të dendur janë dëmtuar edhe makinat të tjera që ishin pranë saj të parkuara.

Kjo ngjarje bëri që polica dhe zjarrfikësja të evakuonin banorët e pallatit në orët e para të mëngjesit deri në vënien nën  kontroll të flakëve dhe shuarjen e plotë të tyre.

  •