Pandemia nuk ndalon amerikanët, festojnë falenderimet

27 Nëntor 2020, 16:15

Traditat e vjetra u testuan dhe të reja u bënë të enjten ndërsa amerikanët festuan Falënderimet ndërsa vendi  po përballet me pandeminë, një nga më të rëndat dekadat e fundit.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga organet shtetërore dhe shëndetësore disa nga traditat kanë vazhduar  si Parada vjetore e Ditës së Falënderimeve në New York.

Disa shkëmbyen gjelat e mëdhenj për të ndihmuar të tjerët. Të tjerë mbajtën darka në Zoom. Megjithatë miliona amerikanë shmangën paralajmërimet e shëndetit publik dhe udhëtuan për të takuar familjarët e tyre.

Ndërkohë që shumë persona kanë udhëtuar në shtëpi për të festuar festën, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët shëndetësorë. Më shumë se tre milion njerëz raportohet të kenë udhëtuar, duke shënuar edhe ditët më të ngarkuara që nga fillimi i pandemisë. Megjithëse numri ishte rreth gjysmës së shifrës së zakonshme për udhëtimet e Falënderimeve.

Falënderimet, prej 400 vitesh i bashkon familjet amerikane për të festuar së bashku dhe për të falënderuar zotin për të gjitha ato që kanë.

Pavarësisht Covid-19 që rezultoi në shtrime rekord në spital këtë javë, duke arritur më shumë se 88,000.