Parakalim i gabuar në Krujë, makinat bëjnë 'xing' plagosen dy persona

18 Mars 2019, 11:29

Një aksident me dy të plagosur ndodhi në fshatin Derven të Krujës. Një makinë tip Skoda me targë AA944PN me një automjet tip Ford me targë AA915OT.

Për pasojë janë plagosur shoferi dhe pasagjeri tek Fordi.  Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit sipas policisë  është ndërprerja e gabuar e rrugës nga ana e shoferit të Fordit.