Parandalohet vrasja në Tiranë, arrestohet shkodrani i dënuar me 20 vite burg

14 Gusht, 10:28 | Përditesimi i fundit: 2019-08-14 15:07:17

TIRANË- Arrestohet Satedin Erkoçeviç, nga Shkodra i cili po qarkullonte në Tiranë me armë zjarri dhe dyshohet se po përpiqej të vrisje një person. Ai ka rënë në prangat e policisë rreth orës 20:50 të mbrëmjes së djeshme në rrugën Bilal Xhaferri.

28-vjeçari është pikasur nga forcat e policisë falë denoncimit të qytetarëve. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën në çantën e dorës një armë zjarri tip pistoletë me 14 fishekë, një prej të cilëve gati për të qëlluar.

Ai është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 20 vite burg pasi në 10 Maj të vitit 2014 ka vrarë me armë zjarri një person me iniciale I.Y. dhe ka plagosur një tjetër në një lokal me muzikë Live.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit. Përmes një deklarate, zëdhënësi i saj Gent Mullai ndër të tjera falënderoi edhe qytetarët për bashkëpunimin. Ai u shpreh se vetëm gjatë muajit korrik dhe gjysmës së parë të gushtit janë kapur 38 persona që qarkullonin me armë zjarri.

Falë bashkëpunimit me qytetarët, parandalohet një vrasje dhe vihet në pranga një person shumë i kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në zbatim të planit tëmasave për kapjen e personave në kërkim, evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, falë marrjes së informacionit nga qytetarët dhe bashkëpunimit mes strukturave të DVP Tiranë e DVP Shkodër, është bërë i mundur parandalimi i një vrasjeje. Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore,  i dënuar për vrasje dyshohejse do të kryente një krim të rëndë në Tiranë.

Mbrëmë rreth orës 20:50 është marrë njoftimi nga ana e shërbimeve të Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë së në rrugën “Bilal Xhaferi”, ndodhej një person i cili bënte lëvizje të dyshimta dhe dyshohej se kishte armë zjarri me vete.

Policia ka organizuar punën duke bërë lokalizimin e menjëhershëm të personit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur nën kontroll personin duke bërë të mundur që me metoda të shpejta proaktive në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Shkodër të identifikonin personin e dyshuar, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kategori të tjera