Parashikimi i yjeve për muajin Nëntor!

3 Nëntor 2020, 12:33

E ftuar në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ në Report Tv, astrologia Meri Gjini parashikoi përgjithësisht një muaj të qetë dhe të mbushur me fat. Ajo u shpreh se duhet të kemi kujdes me datën 17 Nëntor, dhe një ditë para dhe pas kësaj date, më pas do të ketë zgjidhje për shumë çështje përfshirë edhe vaksinën, ku sipas saj është e sigurtë që në dhjetor do të kemi një vaksinë për pandeminë. Ndërsa thotë se shenjat e ujit, do të duhet të përqëndrohen tek pozitiviteti dhe të kenë kujdes tek shëndeti, shenjat e ajrit do të duhet që të shfrytëzojnë kontaktet sociale, njerëzit, për evolim, për komunikimin, planet e zhvillimit ndërsa shenjat e zjarrit  të shijojnë dashurinë, dhe të bëjnë pak durim me ekonominë.