Parlamenti Europian kërkon nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

5 Mars, 20:32 | Përditesimi i fundit: 2021-03-05 20:39:06

Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian AFET janë miratuar raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Menjëherë pas miratimit kanë reaguar edhe të dy raportuesit Isabel Santos dhe Ilhan Kyuchyuk.

“Ne mirëpresim një hap tjetër thelbësor në procesin e zgjerimit - prezantimin e kuadrit ligjor të negociatave, i cili, pasi të finalizohet, do të drejtojë bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne u bëjmë thirrje Shteteve Anëtare që të miratojnë tekstet e kuadrit ligjor pa vonesë, duke lejuar që të mblidhen konferencat e para ndërqeveritare për secilin vend deri në fund të këtij viti”, thuhet në deklaratën e Santos dhe Kyuchyuk.

Ata kanë kërkuar edhe njëherë nga vendet anëtare hapjen e mënjëhershme të bisedimeve të pranimit në BE. Duke theksuar edhe njëherë që negociatat do të kërkojnë angazhime të mëtejshme për të zbatuar në mënyrë efektive kuadrin ligjor BE dhe për të përmbushur aspiratat e qytetarëve.

Në raportet e miratuara ditën e djeshme është vlerësuar përkushtimi i Tiranës zyrtare për integrimin evropian, fqinjësi të mirë dhe zbatimin e reformave që lidhen me procesin e integrimeve. Megjithatë deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar që reformat në sistemin e drejtësisë të të vazhdojnë të zbatohen, që zgjedhjet e muajt prill të zhvillohen sipas standardeve demokratike, duke nënvizuar se ato do të jenë një test për konsolidimin e procedurave demokratike dhe arritjes së stabilitetit të qëndrueshëm politik.

 

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha